Cool

Del fotoja e parë e Samsung Galaxy S10

01/04/2019 19:19
nga:Q F

Samsung Galaxy S10 nuk është një sekret më. Gazetari Evan Blass sapo e ka publikuar fotografinë e parë të këtij modeli të ri.

Kamera selfie e këtij telefoni është në këndin e sipërm të djathtë. Fotoja nuk tregon asgjë nga brendësia e telefonit, por ajo që dallohet është se S10 ka dy butona në anën e majtë.

Ekrani është i lakuar në të dyja anët, siç është tipike për modelet e fundit të Samsung. Gazetari pretendon se telefoni do të ketë aftësinë për të ngarkuar me valë pajisje të tjera.

Gjiganti korean synon që këtë model ta prezantoi në mes të muajit shkurt.