Lajme

Deklaroi se nuk do ta votoj Qeverinë Hoti, por Haxhi Shala kishte nënshkruar se është pro qeverisë së drejtuar nga LDK

06/01/2020 23:23
nga:Gazeta Blic

Gjatë ditës është deklaruar se është kundër.

Por Haxhi Shala, deputet nga Nisma Social Demokrate, është njëri nga 61 nënshkruesit në listën e deputetëve që janë deklaruar pro krijimit të Qeverisë së re.

Në këtë dokument që e ka siguruar Klan Kosova, Shala është nënshkrues bashkë me deputetët tjera nga subjekti i tyre politik.

“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie”, kishte qenë deklarata e tij gjatë ditës së sotme.

Këto janë 61 votat e Qeverisë që pritet të votohet të mërkurën (Dokument)