Lajme

Deklaroi se nga AKR do të kalojë në Vetëvendosje, kjo është përgjigjja që AKR ka për Labinot Tahirin

06/25/2018 21:52
nga:Gazeta Blic

Pas deklarimit të Deputetit të AKR-së, Labinot Tahiri se ka ndarë mendjen për të kaluar në Vetëvendosje për “Gazeta Blic”, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli.

Makolli ka thënë se është shprehur i habitur nga veprimi i deputetit Tahiri.

Sipas tij, deputeti Labinot Tahiri do ta kuptojë se në asnjë parti tjetër nuk do ta ketë pozitën që ka në këtë parti, andaj Makolli tha se ai do të reflektojë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në AKR.

“Me të thëne të drejtën u befasova. Respektin, komoditetin dhe pozitën hierarkike që e ka Labi në AKR , ma merr mendja që nuk do ta ketë askund, andaj mendoj se ai do të jetë i vetëdijshëm për këtë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e jona dhe një nga ma të merituarit për sukseset tona”, ka deklaruar Veseli për Gazeta Blic.

Sekretari i AKR-së thotë se Tahiri ka reaguar në një moment dobësie dhe kjo është arsyeja pse ka dhënë një deklaratë të tillë.

Makolli nuk ka kursyer lëvdatat ndaj Labinot Tahiri duke thënë se ai ka respekt të posaçëm për Presidenti Pacolli.

Por pas gjithë atyre lëvdatave, Makolli i kujtojë Tahiri se AKR e as presidenti Pacolli nuk ka shkop magjik për t’ia plotësuar gjitha dëshirat.

“Askush nuk ka shkop magjik që brenda natës ti plotësojmë të gjitha dëshirat”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së: Vesel Makolli
Në fotografi: Vesel Makolli

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka kontaktuar me Deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu  për të marrë një përgjigje në lidhje me atë se si e shohin nga LVV qëndrimin e Deputetit të AKR-së, Labinot Tahiri por kjo e fundit tha se nuk është në dijeni në lidhje me deklaratat e Tahirit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së Labinot Tahiri ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se ka ndarë mendjen për t’u larguar nga partia e Behgjet Pacollit, AKR për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri, duke shpjeguar këtë veprim politik tregoj se nuk është person që e do vetëm pushtetin.“Arsyeja është që unë nuk kam qenë një person që me mbete vetëm në opozitë ose në pushtet, unë nuk jam njëri prej tyre. Në momentin që unë i shoh rrethanat ndryshe, unë duhet me reflektu sepse mua votën ma kanë dhënë qytetarët dhe as Behgjeti, as Ramushi as Hashim Thaçi”, ka thënë Tahiri.

Labinot Tahiri braktis Behgjet Pacollin kalon në partinë e Albin Kurtit

10/16/2019 20:16

Labinot Tahiri mbeti jashtë Kuvendit, ja çka zgjedh të bëjë pas zgjedhjeve