Lajme

BE deklarohet, ja çka do të ndodh me dialogun Kosovë Serbi

03/27/2018 17:08
nga:A. R.

Dialogu Kosovë – Serbi do ta ketë edhe më të vështirë rrjedhën e mëtutjeshme të bisedimeve në fazën e fundit. Situata e krijuar dje, pas arrestimit të Marko Gjuriq, do të ndikojë edhe më tutje në negociatat mes të dyja palëve.

Por, Bashkimi Evropian, si një ndërmjetësues i këtyre bisedimeve, bën thirrje që situata të mos përshkallëzohet me tej dhe të tregohet pjekuri politike.
Zyra e Federica Mogherinit, përmes zëdhënëses së saj, Maja Kocijancic, u ka bërë thirrje autoriteteve të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë e nevojshme në mënyrë që gjendja aktuale në terren në Kosovë të mos përshkallëzohet më tej.

Kjo deklaratë e zyrës së BE’së vjen pas arrestimit të djeshëm që iu bë drejtorit të së ashtuquajturës zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, situatë kjo që çoi në largimin e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.

Por, Bashkimi Evropian thotë se shprehin keqardhje për ngjarjet e sotme në Kosovë, të cilat sipas tyre, bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve.

“Të gjitha çështjet me interes reciprok duhet të adresohen në kuadrin e Dialogut të lehtësuar nga BE’ja, i cili si një qëllim përfundimtar synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo u rikonfirmua edhe nga presidentët Thaçi dhe Vuçiç gjatë takimit të tyre me përfaqësuesin e lartë / nënkryetarin Federica Mogherini të premten e kaluar”, thuhet në përgjigjën e tyre

Kocijancic ka thënë se presin që Serbia, në negociatat e pranimit me BE-në, dhe Kosovën të kenë një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me Bashkimin Evropian, të respektojnë plotësisht marrëveshjet e arritura ndërmjet tyre në dialog.

Sidoqoftë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i prijë nivelit politik në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Bruksel, konfirmojnë zyrtarë të Zyrës së Presidentit të Kosovës.

Ndërkaq ditë më parë të dy presidentët, ai i Kosovës, dhe ai i Serbisë, u takuan në Bruksel.

Ky takim u ndërmjetësua nga shefja e diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, i cili u zhvillua pas dështimit të dialogut teknik.

Plot tre ditë delegacionet në nivelin teknik nuk kanë arritur në Bruksel ndonjë rezultat konkret në çështjet e trajtuara.

12/11/2019 07:22

Josep Borrell ju shkruan letër ministrave të BE-së për Kosovën