Lajme

Deklarohen nga partia ‘Guxo’ pasi PDK-ja tha se do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare!

05/15/2024 19:57
nga:Y I

Deputeti i partisë “Guxo”, pjesë e Grupit Parlamenetar të LVV-së, Burim Karameta, e ka cilësuar si pozitive deklaratën e fundit të PDK-së se do ti votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Eshtë reflektim pozitiv” tha shkurt Karameta për “Gazeta Blic”.


Burim Karameta, GUXO!

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi gjatë ditës së sotme se do t’i vojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Hamza deklaroi se për të si kandidat për kryeministër prioritet janë të qarta, fillimisht interesi i vendit pastaj i partisë.

“PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Për neve, për mua si kandidat për kryeministër, prioritetet janë të qarta: fillimisht interesi i vendit, i partisë politike dhe në fund për neve si individ brenda partisë. Por mbi të gjitha interesi i qytetarëve të vendit”, ka thënë Hamza.Kosova është nën masa dhe janë qindra miliona euro të bllokuara si rezultat i moskoordinimit dhe mos bashkëpunimit me faktorët relevantë ndërkombëtar. Këtu kemi të bëjmë me dëmtim të reputacionit të vendit” deklaroi Hamza raporton Gazeta Blic.

I pyetur nëse është arritur marrëveshje, gjatë takimit Kurti-Krasniqi, që të ketë koalicion PDK-LVV, ai e mohoi diçka të tillë.

“Nuk bëhet fjalë për kurrëfar koalicioni. Ne jemi në garë për të punuar fort që t’i bindim qytetarët me program, me ekip, me listë me të gjithçka që kërkon fushata” ka deklaruar ai.

Disa ditë më parë kanë zhvilluar një takim pune kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministri, Albin Kurti, me prezencën edhe të Shefave të Grupeve Parlamentare.

/Gazeta Blic/

PDK-ja ia plotëson kushtin Kurtit, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

‘PDK deklaroi se do ti votojë marrëveshjet ndërkombëtare’, Dreshaj: Një levizje e tillë për mua është e paqartë