BLIC.TV

“Dekada e Vjetër”: Expose produkt i ri televiziv i Gazeta Blic vjen me rrëfimin për zgjedhjet brenda PDK

05/22/2019 13:14
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic vjen me produktin më të ri medial në vend, dokumentarin “EXPOSE”

Gazeta Blic nga sot do të nis me një produkt të ri medial- “EXPOSE”.

Ky produkt i ri, në formë dokumentari, do të hulumtoj, analizoj e trajtoj tema të ndryshme nga fusha e politikës, ekonomisë, drejtësisë, sociale etj.

EXPOSE” do të transmetohet një herë në javë, duke tentuar kështu të sjellë një frymë të re e bashkëkohore të trajtimit të temave aktuale në vend.

Dekada e Vjetër”, është titulluar episodi i dytë i “EXPOSE”, ku do të flitet për zgjedhjet dhe “reformat” në Partinë Demokratike të Kosovës, parti kjo e drejtuar nga Kadri Veseli.
Edhe pse Kadri Veseli e ka nxjerrë slloganin e ri të PDK-së, “Dekada e Re”, rikhtimi i njerëzve të “vjetër” nëpër degë të partisë, dhe vazhdimi i mbajtjes nën kontroll të kësaj partie nga Hashim Thaçi, e bënë këtë slloganë në rikthimin në “Dekadën e Vjetër”.

Në këtë dokumentar përveç disa protagonistevë të PDK flasin edhe analist për “reformat” në partinë Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli si dhe për ndikimin që ka në këtë subjekt politk ish kryetari i saj- tashmë president i Kosovës Hashim Thaçi.

EXPOSE” do të transmetohet sonte në faqen e Faecbookut të Gazeta Blic, duke filluar nga ora 22:00, ku për këtë temë do të flasin akterë nga PDK, kryetar degësh e analistë politik.