Lajme

Dehari fton përfaqësuesit e partive për konsultim, opozita refuzon

04/17/2025 12:33
nga:G B

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike, për t’u konsultuar si të vazhdohet seanca, raporton Gazeta Blic.

Ai tha që të bëhet kjo që të mos bëhet shkelje e rregullores, teksa tregoi për letrën e drejtuar presidentes.

Ftesën e Deharit e kanë refuzuar partitë opozitare të cilat kanë thënë se kryesuesi nuk e ka këtë mandat.

Deputetja, Daorsa Kica-Xhelili ka thënë se është  e paprecedentë  thirrja e kryesuesit të  Kuvendit për të  diskutuar me partitë politike.