BLIC.TV

Dega e IV e LDK ndër më të mëdhat, në të cilën do të kandidojë Arben Gashi, ky është parashikimi i tij

05/24/2019 22:33
nga:A. R.

Në degën e IV të LDK-së në Prishtinë, ende nuk ka ndodhur procesi i brendshëm zgjedhor, megjithatë aty potencialisht kandidatë do të jenë Arben Gashi, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku.

“Kjo degë e ka një avantazh sepse e ka anëtërsinë e regjistruar që i bjen në bazë të Statutit të LDK-së kthehen me automatizëm në anëtarësi votuese dhe të tjerët duhet të anëtarësohen  në LDK në një proces formal për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Avantazh ky në krahasim me deëgt e tjera dhe pres që në degën e 4 të LDK-së të mos ketë dyndje të mëdha siç ka ndodhur, sepse tash e 15 ditë dihet se kush ka të drejt votimi në këtë degë”, ka thënë deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Intervista e plotë e deputetit Gashi për Blic Interview me Astrit Gashi