Lajme

Dedaj pas deklaratës së Hamzës: Më e ndershme dhe korrekte ndaj elektoratit të mos flitet për vija të kuqe

3 ditë më parë
nga:Y I

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se jane të gatshëm t’i formojnë institucionet nëse partia e parë nuk mundet ta bëjë.

Hamza tha se ‘nuk preferojnë vija të kuqe me asnjë subjekt politk’.

“Jemi të gatshëm që ne si parti e dytë të marrim përgjegjësitë për formimin e Qeverisë.Jam në komunikim me partitë opozitare që ne ta formojme Qeverinë. Nuk e ka komoditetin Kosova të krijojë vakum institucional. Cdo vonesë në formimin e Qeverisë e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin.Vijat e kuqe nuk i preferoj. Asnjë barriere me asnjë aprti dhe asnje politikan nuk ka tek unë. Jemi në konsultim edhe me LDK, edhe me AAK edhe me NISMA. Nëse vjen radha jemi të gatshëm vendit me i dhënë institucione, por nuk kemi arrit në pikën që me nda postet” tha Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Bedri Hamzës ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se Hamza ka performuar dhe kultivuar një kulturë të lartë emancipuese politike.

“Kandidat i PDK për Kryeminister të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Bedri Hamza është ndër figurat dhe personalitetet më të pranueshme, jo vetem si ekonomist dhe profesionist, por mbi të gjitha si vlerë, si njeri dhe si karakter. Edhe gjatë tërë fushatës zgjedhore z.Hamza ka performuar dhe kultivuar një kulturë të lartë emancipuese politike, njerzore dhe demokratike, si nje politikan i rangjeve dhe i përmasave europiane dhe botërore.
Bedri Hamza nuk shquhet si njeri i dokrrave dhe i fjalëve të mëdha ballkanike, narcise dhe vetëlavdatave, por si njeri i punës, sukeseve dhe i veprave” deklaroi Dedaj.

Ai tha se është më e ndershme dhe më korrekte ndaj elektoratit të mos flitet për vija të kuqe.

Por sipas tij, preferenca e Hamzës, është një koalicion me partitë opozitare.

“Si i tillë ai nuk i venë asnjë partie, subjekti apo individi vija të kuqe, kjo në parim është vlerë e shtuar në Kosovë, por preferenca e z.Hamza është koalicioni me partite opozitare dhe një qeveri PDK,LDK, AAK, Nisma dhe Minoritetet Joserbe.Është më e ndershme dhe më korrekte ndaj elektoratit të mos flitet për vija të kuqe me zhurmë dhe pikërisht përvoja na ka mesuar nga e kaluara, se pikërisht ata të cilët me zhurmë dhe ngulm kanë folur dhe vënë vija të trasha të kuqe brenda natës i kanë hequr” tha ai.

Dedaj theksoi se Kurti ka dështuar keq në qeverisjen e vendit.

“Nuk do mend se ish kryeministri Kurti dhe Qeveria në kujdestari Kurti, ka dështuar keq në qeverisjen e vendit, ka shfaqur simptome autoritare dhe diktatoriale, me të ashtuquajtur ministra diletant, të dyshuar për krim e korrupsion, me dëmë të rënda në diplomaci dhe në politiken e jashtme dhe si e tillë do duhej të mos rrezikohej tutje e ardhmja e Kosoves” deklaroi Dedaj për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/