• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deda: Marrëveshja Thaçi – Vuçiq është e shkruar, kaq kilometra i jepen Serbisë

02/01/2019 22:25
nga:A. R.

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Në këtë intervistë Deda ka folur për takimin me ambasadorin amerikan Philip Kossnet dhe temat që janë biseduar në atë takim.

Deda ka folur gjithashtu për dialogun Kosovë -Serbi të udhëhequr nga Thaçi.

Deda ka thënë se dialogimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka avancuar shumë dhe se ekzistojnë dokumente të shkruara të marrëveshjes mes tyre.

Sipas Dedës kjo marrëveshje i jep qindra kilometra tokë Serbisë, saktësisht veriun e Mitrovicës.

Por ai ka thënë se këto dokumente i kanë parë vetëm ekipet e Vuçiqit dhe Thaçit

“Në këtë moment, në kuadër të dialogut jon dy procese duke ndodh

I pari është ai jo transparenti i Thaçit dhe Vuçiqt dhe ata kanë avancuar shumë në dialog, dhe nuk janë shumë larg dakordancës.

Dhe i dyti është i ekipit negociator i cili ende nuk ka hyrë në bisedime.

Po diskutohet për dhënien e veriut Serbisë.

Unë kam informata se ekzistojnë disa kapituj të shkruar në Bruksel, të cilët nuk i din askush përveç Vuçiqt dhe Thacit dhe një pjesë të stafit të Moherinit, por askush tjetër nuk i ka parë.

Këtë e di, e kam këtë informatë.

Njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do ti përkasin Serbisë

Ajo e fundit qështë që nuk janë marrë vesh është për statusin e Mitrovicës së veriut.

Propaganda dhe manipulimi se kinse Thaçi po e mbron Kosovën e Mitrovicën dhe nënshkrimet për bashkimin e Mitrvocës tregojnë se kjo është e vërtet” ka thënë Deda.

/GazetaBlic/