Lajme

Deda: Ideja e korrigjimit të kufijve s`është në tavolinë, por s`ka vdekur

05/14/2019 20:39
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është në tavolinën, por nuk është e vdekur.

Ai ka folur kështu të martën në një intervistë për RTK.

“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve. Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në Perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve. Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa zoti Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë Deda.