Sporti

Debutoi me fitore tek Kosova, ja çfarë thotë trajneri Challandes

03/24/2018 21:04
nga:Y.K

Trajneri i reprezentacionit të Kosovës ka folur pasi Kosova ka mposhtur kombëtaren e Madagaskarit 

 

“Jam shumë i kënaqur, goli erdhi pasi e kemi ushtruar gjatë gjithë javës, kemi punuar shumë që të mos marrim gola dhe kjo u pagua sonte. Të gjithë kanë luftuar kanë qenë kompakt dhe këtë e kam pritur nga ata. Madagaskari është një ekip i mirë përndryshe” tha Beranard Challandes

Po ashtu ai tregoi se çfarë ka mësuar nga lojtarët e Kosovës për pak ditë stërvitje.

Të gjithë angazhohen dhe të gjithë punojnë shumë.

I pyetur se a ka parë diçka negative tek Kosova sonte ai është shprehur kështu.

“Disa topa i kemi humbur, sepse nuk kemi qenë jo të koncentruan shumë disa raste” Përfundoi Challandes./Gazeta Blic

 

06/01/2018 22:08

Challendes ka një dëshirë