Sporti

Debutoi me Bayern Munich në Bundesligë, kjo është deklarata e Shabanit pas ndeshjes

04/28/2018 20:29
nga:Lorik J

Skuadra e Bayern Munich ka fituar sot ndaj Eintracht Frankfurtit.

Bavarezët mposhtën Frankfurtin me rezultatin 4-1, shkruan GazetaBlic

Në këtë takim ka luajtur edhe talenti shqiptar, Meritan Shabani.

Meritan Shabani luajti që nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 56’të të takimit, pasi i liroi vendin Thiagos.

Talenti shqiptar zhvilloi një ndeshje të mirë, me shumë pak gabime  të bërë për 56 minuta.

Pas përfundimit të takimit, Meritan Shabani ka folur për media gjermane, ku u shpreh shumë i lumtur që luajti nga minuta e parë e takimit.

“Të luaja me ekipin e parë është diçka shumë e veçantë për mua, diçka të cilën e kam ëndërruar në fëmijëri”, tha fillimisht Shabani.

“Të jem në gjendje të luaj në fushë përkrah këtyre yjeve botëror më bën mua shumë krenar dhe më shtyen drejt përmirësimit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

02/19/2019 20:55

Lojtari që mund ta djersitë fanellën e Kosovës, në bankën rezervë të Bayernit