Lajme

Debati për ushtrinë, Osmani godet Hoxhajn: Ishte kurth i ndyrë, s’pati garanca nga serbët

03/14/2018 14:12
nga:M H

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka thënë se LDK-ja ashtu sikur Vetëvendosja nuk kanë qenë të gatshme për të përmbyllur procesin e formimit të Ushtrisë.

“Në vitin 2013 ne e kemi humbur shansën me votu një proces që do t’i siguronte Kosovës çështjen e ushtrisë. Ky është fakt dhe LDK nuk mund të iu ik fakteve të saj. As LDK e as VV nuk kanë qenë të gatshme të përmbyllin procesin e ushtrisë. Kjo është fakt. Ka të dhëna publike”, ka thënë Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit.

Por Hoxhajt i është kundërpërgjigjur deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Po përgjigjem tani në ato që tha zëvendëskryeministri Hoxhaj për rolin e LDK-së në vitin 2013, kam qenë prezent në ato takime”.

“Kemi qenë bashkë në së paku tri takime, në asnjë moment, nuk ka pasur garancë nga askush e aq më pak nga pakica serbe sepse ju flisnit në emër të tyre se nëse vazhdohen vendet e rezervuara, ata do ta votonin ushtrinë”.

“Ky ka qenë kurth i ndyrë që keni dashur të na fusni neve dhe a e dini cili ka qenë rezultati i mundshëm? Sot do t’i kishim ata grupin më të madh parlamentar, ju mendonit se gjithmonë do t’i keni 40 deputetë. Me atë logjikë keni menduar e jo që do t’i bënit pakicat grupin më të madh parlamentar”.

“Ne si LDK mburremi që kemi thënë se nuk pranojmë një skenar të tillë”.

“Asnjëherë pakica serbe nuk ka thënë se do ta votojë ushtrinë, mund të ketë pasur deputetë individualisht”.

Osmani ka deklaruar se edhe nëse LDK-ja do ta kundërshtonte një gjë të tillë, ashtu si pohoi Hoxhaj, kishte mundësi për të përfunduar ky proces.

“A e dini se me çfarë shumice ndryshohet Kushtetuta? Me shumicën e dyfishtë”.

“Ta zëmë se paska qenë ashtu dhe LDK-në nuk e keni pasur me vete me 28 deputetë, po 92 deputetët e tjerë ku i latë? Pse nuk keni punuar me të tjerët? 92 deputetë i keni pasur pa LDK-në”.

Ajo ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Hoxhaj që të sjellë dokumente që vërtetojnë atë që ai ka deklaruar në Kuvend.

“Na sillni dokumentin sepse është fjala juaj kundër fjalës time dhe qytetarët e kanë treguar se kujt i besojnë më shumë”.

“Prandaj ju i keni 23 deputetë e ne 27 sepse kanë treguar se kujt i besojnë më shumë, edhe për Ushtrinë”.

“Lista Serbe është krijesë e marrëveshjes e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi”.

Deputetja e LDK-së ka thënë se vetëm “LDK-ja e ka me seriozitet krijimin e Ushtrisë”.

“Gënjeshtrat nuk mund ta çojnë asnjë proces përpara, deri tash është dëshmuar se vetëm LDK-ja e ka me seriozitet krijimin e Ushtrisë sepse shihni se çfarë bëri Hashim Thaçi në fund të mandatit të kaluar”.

“Ju jeni në gjendje të rrezikoni partneritet e miqësi ekzistenciale për shtetin e Kosovës vetëm për të shpëtuar lëkurën tuaj. Tani vini dhe na shisni moral për kulturë politike. Leksione për kulturë politike i shisni LDK-së?

“Ishte kulturë e filikaqave, e sulmit ndaj Policisë, e gazit lotjsellës e sot kryeministri vjen dhe ankohet se nuk po e respektojmë sa duhet, dikë që ju thotë deputetëve mos rreni, nuk e respekton institucionin e vendit”.

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës, 14.03.2018

Fjalimi im në debatin parlamentar për 100 ditëshin e Qeverisë Haradinaj

Publié par Vjosa R. Osmani sur mercredi 14 mars 2018

12/13/2018 23:56

Kryeministri feston pak çaste para ditës historike