Sporti

Debati për trajnerët nga Shqipëria, Lladrovci i drejtohet Batatinës me deklaratën e vitit

04/16/2018 21:46
nga:Lorik J

Mbrojtësi i dalluar i Trepçës ’89, Lapidar Lladrovci, ka qenë i ftuar mbrëmë në Emisionin Arena në Tribuna Channel.

Ai u përfshi në debatin e nxehtë mes trajnerit të Llapit, Tahir Batatina dhe zëdhënësit të Prishtinës, Avni Durmishi, në temën e trajnerëve nga Shqipëria.

“Trajner ti ke qenë pjesë e UÇK-së dhe e di që në betim të ushtarëve ka qenë bashkimi kombëtar. Ndarja e trajnerëve nga Kosova e Shqipëria nuk është e mirë”, deklaroi Lladrovci.

“Pa ndihmën e Shqipërisë, ne nuk do të kishim arritur këtu, sepse ata kanë qenë të pranuar në FIFA më herët”.

“Unë kam qenë në Kukës dhe jam ndier si në shtëpi, kam mësuar shumë. S’dua të bëjë krahasime se kush është më i mirë, mirëpo çdo risi është e mirëpritur”, shtoi ai.

Përgjigjen e Batatinës dhe vazhdimin e diskutimit mund ta gjeni më poshtë.