Lajme

Debat i nxehtë në Kuvend: Kryeministri Haradinaj e deputetë e LDK me akuza e kundërakuza!

03/14/2018 10:50
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për 100 ditëshin e Qeverisë.

Avdullah Hoti i LDK-së akuzoi këtë qeveri që nuk ka bërë ndonjë punë të mirë.

E Haradinaj në fjalimin e tij akuzoi LDK-në që Kosova ka mbet që 10 vite pa ushtri.

Madje ai e ka quajtur LDK-në, si parti që shitet patriotë.

“Është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014

“Ldk ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan me i jep një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha ai përcjell Gazeta Blic.

“E keni lënë Kosovën pa ushtri qe 10 vite, keni shit patriotizëm edhe atëherë”, tha ai.