Lajme

Debat i ashpër në mes të deputeteve – Musliu Shoshi i thotë Fitore Pacollit: Ti për shpifje je numër një

05/22/2020 19:00
nga:A. R.

Me tensione e gjuhë të ashpër ndaj njëri tjetrit ka shkuar sot mbledhja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, e në të cilin u diskutua në lidhje me riatdhesimin e qytetarëve kosovar gjatë situatës së krijuar nga Covid-19.

Anëtarët e komisionit që vijnë nga partitë opozitare, kanë kritikuar qasjen e qeverisë Kurti.

Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të zëvendëskryetares së parë të këtij Komisioni Fitore Pacolli dhe anëtares nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.

Derisa Musliu Shoshi në një rast kritikon qasjen e qeverisë ndaj riatdhesimit të kosovarëve, Pacolli ia kthen se brenda 52 ditëve nuk mund të kërkohen që të ngritën kapacitet, duke porositur kështu Musliu Shoshin që të mos dezinformoj.

I menjëherë ishte reagimi i deputetes së PDK-së, e cila i thotë sipas këtij burimi, deputetes Pacolli, se ajo për shpifje është numër një. “Fitore për shpifje je numër një.

Kapaciteti për tu riatdhesuar me kohë të pandemisë, nuk është përgjegjësi e qeverive, por e qeverisë”, janë fjalët e Musliut me të cilat ajo i është drejtuar Pacollit.

Mirëpo debati i Pacollit ka vazhduar edhe me kryetaren e këtij komisioni Time Kadriaj Derisa Pacolli i thotë Kadriajt mos shpifni, ajo ia kthen se mashtrues e shpifës janë ajo dhe partia e saj.

“More ti sa herë që ke udhëtu jashtë Kosovës, ke lobu kundër Kosovës”, citohet t’i ketë thënë Kadriaj Pacollit.

Ndryshe mbi 2500 kosovarë janë kthyer gjatë pandemisë në vend.