Stefan De Vrij, mbrojtësI i Holandës dhe Interit ka folur në lidhje me ekipin kombëtar dhe atë që i ndodhi Christian Eriksen.
Eriksen kolapsoi në fushë në ndeshjen Danimarkë – Finlandë, në ndeshjen që u përfol nga e gjithë bota, shkruan GazetaBlic Sport.
De Vrij tha se nuk mundi të flente të shtunën, pasi e kishte mendjen tek Eriksen dhe gjendja e tij shëndetësore.
“Ishte e frikshme, i kam dërguar sms, por sigurisht që ai ende duhet të më përgjigjet. Në bisedën në grup ai na tha se po bën mirë. Kam pasur probleme me gjumin të shtunën në mbrëmje,” tha mbrojtësi holandez për Ad.nl.
/GazetaBlic Sport


