Sporti

De Ligt-Juventus, shumë afër të firmosin së bashku

02/11/2019 09:33
nga:I S

Juventus është duke i prirë garës për Matthijs de Ligt.

Juventus është shumë afër ta transferojë Matthijs de Ligt nga Ajaxi.

Barcelona, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool, janë poashtu në garë për mbrojtësin holandez, raporton Calciomercato.

Juventus ka raporte të shkëlqyera me agjentin e De Ligt, Mino Raiola, e që po ndikon që marrëveshja të arrihet ende pa përfunduar ky sezon.

Juventus do t’i paguajë 70 milionë euro për transferimin e mbrojtësi holandez, që po shkëlqen te Ajaxi.