Sporti

De Ligt afër Manchester United, pritet vetëm nënshkrimi final

05/25/2019 15:50
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëri nga emrat më të kërkuar.

Fjala është për super-yllin e Ajaxit, Matthijs De Ligt, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Amsterdam Arena”, shkruan GazetaBlic.

Sipas “Reddit”, 20-të herë kampionët anglez janë afër marrëveshjes me futbollistin, për të cilin janë të interesuar disa skuadra të mëdha.

Edhe pse duket e pabesueshme nga disa media, që para Barcelonës, t’i zgjedh “Djajtë e Kuq”, mirëpo dëshira mbetet e tij, për më tepër, drejtuesit e klubit nga “Teatri i Ëndrrave” janë të gatshëm që të paguajnë më shumë.

/GazetaBlic/

06/24/2019 23:26

Ky është numri i shqiptarëve në Kroaci