Sporti

De Laurentiis: Do të rikthehemi

02/18/2020 20:54
nga:M K

Napoli ka arkëtuar 33 pikë në 24 ndeshje dhe ka 12’të pikë më pak sesa Atalanta e vendit të katërt, aky do të dëshironte të përfundonte nënkampioni aktual italian.

Ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili ka deklaruar se gjërat po përmirësohen dhe beson fuqishëm se do të rikthehen, shkruan GazetaBlic.

“Mendoj se tifozët do të ndikojnë pozitivisht. Gjërat kanë filluar të rregullohen. Kam shumë besim se me ndihmën e trajnerit do të rikthehemi aty ku edhe e kemi vendin”, tha shkurt De Laurentiis për “Corriere de Mezzogiorno”.

Napoli po kalon momente tejet të këqija këtë edicion, me shumë ndryshime në formë, e ku Janari ishte fatal për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili edhe ndau rrugët me “il partenopei”.

/GazetaBlic/

03/20/2020 23:09

Javën tjetër Napoli u rikthehet stërvitjeve