Euro2024

De la Fuente: Dua që Rodri ta fitojë Topin e Artë

07/15/2024 13:24
nga:Lorik J

Luis de la Fuente fitoi Ligën e Kombeve dhe Kampionatin Evropian me Spanjën pasi mori postin e trajnerit kombëtar. Ai mori skuadrën e seniorëve pas suksesit me kategoritë më të reja (ishte kampion evropian me ekipet nën 19 dhe nën 21 vjeç) dhe vazhdoi me të njëjtin ritëm me ekipin A, pasi fitoi titullin në Gjermani, ku në finale mundi Anglinë.

“Nuk është rezultati ai që është i rëndësishëm, është i gjithë procesi që është i rëndësishëm dhe rezultati është produkt i sistemit”, komentoi De La Fuente.

“Këta të rinj janë shembull për shoqërinë, është mirë t’i vlerësojmë si sportistë punëtorë dhe rezultati është vetëm produkt i punës shumëvjeçare”, tha trajneri 63-vjeçar.

“Tani do t’ju kërkoj që t’i jepni Topin e Artë Rodrit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport