Sporti

De Jong refuzon operimin, lojtari mungon edhe të paktën në dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës

09/11/2024 10:18
nga:Lorik J

Frenkie de Jong nuk do të rikthehet për ndeshjet e ardhshme kundër Girona dhe Monaco, sipas RAC1.

Ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e holandezit.

Lojtari refuzon të dëgjojë këshillat e klubit dhe t’i nënshtrohet një operacioni, duke preferuar të ndjekë planin individual.

De Jong ka munguar për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që nga prilli. Ai u përpoq të detyronte rikuperimin e tij dhe të luante për ekipin kombëtar në Euro, por kjo nuk ishte e mundur.

/GazetaBlic Sport