Sporti

De Jong arrin në Barcelonë – ja me cilin lojtar takohet në Spanjë

05/21/2019 22:33
nga:Lorik J

Lojtari i parë i Barçës me të cilin Frenkie de Jong ka pasur kontakte publike gjatë ditëve që po shpenzon në Barcelonë nuk i përket ekipit të parë katalunas.

De Jong është takuar me një 11 vjeçar, i cili quhet Shane dhe mbiemri i tij është Kluivert, përcjell GazetaBlic.

Logjikisht ai është djali i Patrick Kluivert, legjendës së Ajax dhe Barçës.

Ata po presin mesfushorin e ri të Barcelonës – i cili po kalon disa ditë në qytet, duke mbyllur detajet e akomodimit të tij të ri.

Shane, një golashënues si prindi e tij, ka mirëpritur mikun e tij të ri – duke postuar një foto në Instagram.