Euro2024

De Bruyne: Nuk jemi favoritë, por jam i gatshëm ta ndihmojë ekipin të shkojë sa më larg

06/17/2024 10:21
nga:E K

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ndihet plotësisht i rikuperuar nga lëndimi që e bëri atë të humbasë një pjesë të madhe të sezonit të kaluar me Manchester Cityn.

“Unë kam qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe ndoshta kjo ka ndikuar tek unë”, tha ai. “Por tre ose katër muajt e fundit kam luajtur shumë ndeshje në një nivel të mirë. Jam gati të ndihmoj Belgjikën të bëjë diçka të mirë në turne,” tha ai përpara ndeshjes së parë të Belgjikës në Euro 2024 – kundër Sllovakisë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Katari ka mbaruar, nuk mund ta ndryshojmë. Ishte zhgënjyese, por tani kemi një trajner të ri dhe është një turne i ri”, shtoi ai.

De Bruyne analizoi renditjen e Belgjikës në renditjen e UEFA-s: “Nuk mendoj se ekipi im është i treti më i mirë në botë për momentin, si jemi renditur, por në kampionat nuk ka rëndësi”.

De Bruyne vlerësoi stilin e skuadrës nën drejtimin e Domenico Tedesco: “Mendoj se kemi përparuar si ekip dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

/GazetaBlic Sport.