Sporti

De Bruyne: Guardiola na befasoi me formacionin, por ne ia dolëm

02/26/2020 23:31
nga:Lorik J

Kevin De Bruyne beson se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

De Bruyne realizoi golin e dytë për Manchester Cityn në fitore 1-2 në Santiago Bernabeu, në sfidën e fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

“Është një fillim shumë i mirë. Ne vuajtëm në 15 minutat e para, por më pas u zhbllokuam. Ne e filluam mirë pjesën e dytë. Goli i tyre erdhi në një moment të keq për ne – pasi po mbizotëronim. Përgjigja jonë ishte e shkëlqyeshme. Ishte një gol i bukur nga Gabriel Jesus”, tha fillimisht De Bruyne.

Ai gjithashtu komentoi edhe formacionin nga Guardiola – për të cilin tha se ishte surprizues.

“Guardiola ndonjëherë na befason. Ndonjëherë lojtarëve nuk u thuhet deri në fund që nuk do të luajnë, megjithatë në një lojë cilësore si kjo, do të luftoni ndonjëherë. Ne jemi vetëm në gjysmën e rrugës. Ne kemi ndeshje të rëndësishme në shtëpi brenda tre javësh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/