Sporti

Vedat Muriqi i emocionuar pas ndeshjes: Shpresoj se mund ta përfundoj karrierën time në Mallorca!

11/09/2022 23:36
nga:Mergim Rreci

Mallorca ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Atletico Madrid.

Vedat Muriqi i dha fitoren e madhe skuadrës së tij me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi kosovar e gjeti rrugën e golit në minutën e 16-të, duke shkuar në shifrën e 8 golave në kampionat.

Vetëm Robert Lewandowski ka më shumë gola se se sulmuesi kosovar në këtë moment në nivelin elitar të futbollit spanjoll.

Shpresoj se mund ta përfundoj karrierën time në Mallorca. Këtu kam gjetur shumë besim, dashurinë e të gjithëve”, tha Muriqi në komentin e tij pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/