Dardan Jashari është në mesin e futbollistëve me shumë përvojë në futbollin kosovar.
Mbrojtësi kosovar ka luajtur tek disa skuadra, derisa në sezonin e fundit përfaqësoi ngjyrat e Llapit.
Megjithatë, ai dhe klubi nuk gjetën një marrëveshje për të vazhduar kontratën, kështu që tashmë ai është lojtar i lirë.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se tashmë ka tri skuadra që kanë paraqitur interesimin e tyre për të, por që nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.
Jashari ka luajtur tek skuadra e Ballkanit, Hajvalisë, Ferizajt, Flamurtarit dhe Malishevës, paraprakisht.
Ai fitoi Kupën e Kosovës në këtë edicion me skuadrën nga Podujeva, si dhe Superkupën e Kupën e Diasporës.



