Sporti

Igli Tare: Jemi në një luftë, tronditëse pamjet e kamionëve ushtarakë me plotë arkivole brenda tyre

04/01/2020 16:14
nga:Mergim Rreci

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka zbuluar se ai “mund të shohë” klubin e tij duke ulur pagat për pjesën e mbetur të pandemisë koronavirus.

Juventus u bë i pari i Serisë A i cili njoftoi se skuadra e tyre e parë kishte ndërmarrë ulje pagash deri në qershor, dhe Tare pret që lojtarët e Lazio të pranojnë kushte të ngjashme.

“Ende duhet të mendojmë për këtë,” i tha ai Sport1, përcjell GazetaBllic.

“Lojtarët tanë janë duke mbajtur kontakte me njëri-tjetrin, por ata nuk kanë folur ende për këtë, megjithëse unë mendoj që do të na duhet ti ulim pagat së shpejti”.

“Ndihet sikur po jetojmë në një film horror. Në fillim, gjithçka u mor pak lehtë.

“Tani ne nuk po flasim më për një situatë të vetme, por për një luftë. Nëse keni parë kamionë ushtarakë që dilnin me arkivolet e të vdekurve brenda, do të tronditeni dhe pa fjalë.

“Mjerisht, numri i të ndjerëve çdo ditë është i tmerrshëm. Kjo është një fatkeqësi për të gjithë vendin. “