Sporti

Shqipëria dërgon 30 mjekë për ndihmë në Itali, ish-trajneri De Biasi: Faleminderit, Shqipëri!

03/29/2020 20:52
nga:Mergim Rreci

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi falenderoi qeverinë shqiptare për dërgimin e kontigjentit me 30 mjekë, që do të ndihmojnë kolegët e tyre italianë për të përballuar krizën humanitare te fqinjët tanë nga koronavirusi.

Ish-tekniku i skuadrës kuqezi, i cili arriti të kualifikonte kombëtaren tonë për herë të parë në një kompeticion madhor të futbollit si EURO 2016, nënvizoi fjalët e kryeministrit tonë Edi Rama se “Italia është shtëpia jonë dhe sot jemi të gjithë italianë!”, përcjell GazetaBlic.

Fqinji jonë po kalon një tragjedi të vërtetë humanitare, ku numërohen mbi 10 mijë të vdekur prej koronavirusit.