Sporti

Robert Lewandowski nuk do të marrë çmimin e ‘Topit të Artë’ për vitin 2020

05/16/2024 14:24
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski nuk do të marrë Topin e Artë të vitit 2020,  informacioni është dhënë nga drejtori i gazetës franceze, L’Equipe, në një deklaratë për radion katalanase RAC 1: “Ne nuk po e konsiderojmë këtë. Si institucion, ne kemi rregulloret tona, të cilat i respektojmë rreptësisht.”

Polakut, i cili tashmë kishte shfaqur interes për marrjen e çmimit, pavarësisht një vonese prej katër vitesh, po i mohohet kështu mundësia për të fituar Topin e Artë të parë.

Kujtojmë se në vitin 2020 nuk u nda çmimi që dallon lojtarin më të mirë në botë, diçka që ndodhi për herë të parë që nga viti 1956, për shkak të pandemisë Covid-19. Lewandowski , atëherë në Bayern Munich, e përfundoi vitin kalendarik 2020 me 47 gola të shënuar në 44 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/