Sporti

Përballje e ‘zjarrtë’ në Superligë, Ballkani dhe Drita premtojnë spektakël në Therandë

11/30/2024 08:40
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje shumë interesante.

Absolutisht, vëmendja e të gjithëve do të jetë tek ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që zhvillohet me fillim nga ora 13:00, në Suharekë.

‘Intelektualët’ janë në vendin e parë me 5 pikë më shumë se Ballkani i vendit të dytë, andaj spektakli nuk pritet të mungojë për asnjë moment në këtë përballje.

Në ndeshjen tjetër, Llapi e pret skuadrën e Ferizajt, me takimin që luhet poashtu nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/