Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë deri tek fillimi i Kupës së Botës.
Kombëtarja e Anglisë tashmë po kryen përgatitjet e fundit, atje ku në grup është me Iranin, Uellsin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Tre Luanët’ e kanë fituar njëherë Kampionatin Botëror dhe tashmë do të synojnë që ta përsërisin atë sukses edhe në Katar.
Anglia ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Iranit, ndeshje kjo që zhvillohet të hënën në ora 14:00.
/GazetaBlic Sport/