Sporti

Sot fillon xhiroja e tretë në Superligë, derbi i dy skuadrave të inkuadruara

09/25/2020 09:27
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës e fillon sot xhiron e tretë të garave.

Sot, dy skuadrat e inkuadruara në sezonin e fundit në Superligëm Besa dhe Arbëria do të ndeshen mes veti, përcjell GazetaBlic.

Besa e Pejës do të jetë nikoqire e Arbërisë, takim ky i cili do të zhvillohet në barin sintetik në Brestovik me fillim nga ora 16:00.

Besa vjen në këtë takim pas humbjes së thellë ndaj Ballkanit në xhiron e parë dhe Drenicës në të dytën, kurse Arbëria vjen pas një serie fantastike, ku mposhti Trepçën ’89 dhe barazoi me Prishtinën.

/GazetaBlic/