Sporti

Kastriot Dermaku flet për transferimin e tij në Serie A dhe vitin e parë tek Parma

04/01/2020 15:47
nga:Mergim Rreci

Kastriot Dermaku do ta mbajë mend gjatë sezonin 2019-2020 pasi ky i fundit ishte sezoni i debutimit të tij në Serie A.

Gjithsesi për të bërë hapin e madh dhe për të kaluar te Parma kuqeziu duhet të falenderojë Cosenzan skuadra tek e cila u vu në dukje dhe zhvilloi një sezon pozitiv në Serie B. Në një intervistë për mediat italiane 28-vjeçari kujtoi eksperiencën te Cosenza ndërsa foli edhe për kalimin e tij te Parma.

“Duhej të vendosja mes Cosenzan, Materas dhe Viterbese. Prej disa kohësh kuqeblutë më kërkonin dhe ishin komunitete të ndryshme arbëreshësh që ndikuan në zgjedhjen time. Që më pas rezultoi si zgjedhja më e mirë e mundshme”.

Aventura me Cosenzan dhe play off- “Nuk ishte një situatë e lehtë, ishim në vështirësi nga ana psikologjike. Por, më pas erdhën momente të mira, dhe pika e kthimit erdhi pas një fitore 0-3 ndaj Rende. Ishim një ekip i mirë dhe filluam të besonim. Në Siçili jam i bindur se fituam prej gabimit tim, sepse shkuam me dëshirën për të fituar e jo për të barazuar”.

Serie B dhe kalimi te Parma- “Gjatë sezonit kam pasur kontakt me Parmën. Sapo mora vesh për mundësinë e të luajturit në Serinë A. Ishte një zgjidhje e vështirë por ishte mundësia e fundit për të bërë hapin e madh. Arrin në një moshë të caktuar dhe lindin dyshimet. Tani e gjej veten në një ambient ku punohet mirë dhe më mirë se nga sa prisja”, u shpreh Dermaku.