Sporti

Po shkëlqen tek Rennes me paraqitjet e tij, talenti i madh 17 vjeçar pranë kalimit te Real Madrid

03/29/2020 17:57
nga:Mergim Rreci

Drejtuesit e Real Madridit janë shumë të interesuar për Eduardo Camavinga dhe pikërisht ky mund të jetë një nga disa ndryshime në klubin LaLiga.

Camavinga, 17 vjeç, ka qenë i lidhur me disa gjigandë evropianë pasi bëri përshtypje me paraqitjet e tij fantastike për Rennes.

Mesfushori adoleshent është një objektiv për Madridin, i cili mund të jetë i vendosur për ndryshime gjithëpërfshirëse në sezonin e afërt.

Camavinga është preferenca për Real Madrid pasi ka pothuajse formën e njëjtë të lojës sikur të Paul Pogbas, për ti cilin Reali kishte interes të madh dikur, sipas Marca, përcjell GazetaBlic.

Camavinga ka bërë 25 paraqitje të Ligue 1 për Rennes këtë sezon, përfshirë 24 startime.

/GazetaBlic/