Egzon Shabani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ferizajt si ndihmës-trajner.
Pas një marrëveshjeje të dyanshme, palët kanë përfunduar kontratën mes tyre, transmeton GazetaBlic Sport.
“Dua ta falënderoj sinqerisht presidentin, drejtorin, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen, respektin dhe përvojën e çmuar gjatë kësaj kohe. Ka qenë një kapitull i rëndësishëm në karrierën time dhe do ta mbajë mend gjithmonë me respekt”, ka shkruar ai.

/GazetaBlic Sport/


