Sporti

Bayern Munich sundues absolut në Evropë, gjermanët kurorëzohen edhe me trofeun e Super Kupës

09/24/2020 23:34
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich e ka fituar Super Kupën e Evropës në përballjen e sontme ndaj Sevillas.

“Bavarezët” kanë përmbysur rezultatin ndaj spanjollëve nga 0 me 1, në 2 me 1, shkruan GazetaBlic.

Ishte Ocampos që shënoi në minutën e 13′ për 0 me 1. Por, Goretzka barazoi në minutën e 34′ për 1 me 1, ndërsa Martinez realizoi në vazhdime për 2 me1.

Kampionët nga Gjermania kanë qenë fantastikë këtë vit, duke fituar gjithçka përr të cilin ishtin në garë.