Sporti

Selmani gati për hapin e madh, edhe një futbollist shqiptar në Superligën e Turqisë

03/26/2020 13:26
nga:Mergim Rreci

Gentjan Selmani mund të ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës. Ish-portieri i kombëtares U-21 të Shqipërisë i cili në verën e kaluar u transferua te skuadra e ligës së parë turke Menemenspor ka përfunduar në radarët e dy klubeve të Superligës turke.

Duke iu referuar mediave të këtij vendi falë formës së mirë që ka treguar Selmani mes shtyllave në këtë sezon me Menemenspor ka ngjallur interesin e Konyaspor dhe Kasimpasa.

Nëse në verë ish-portieri i Laçit do të transferohet te një prej këtyre dy skuadrave për 22-vjeçarin do të ishte një hap i madh në karrierë, ndërsa klubi i tij Menemenspor do të kërkojë të përfitojë sa më shumë para nga shitja e ish-gardianit të Laçit. Aktualisht, portieri që është edhe kontigjent i kombëtares, mbetet i përqendruar te aventuara me Menemensporin teksa klubi për momentin është në vendin e 12 të Ligës së Parë. Kujtojmë se me këtë klub luan edhe një tjetër lojtar i ardhur nga Laçi, David Domgjoni.