Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillojnë rimeçin mes tyre.
Rimeçi mes tyre do të zhvillohet më 21 dhjetor në Riad, transmeton GazetaBlic Sport.
Usyk doli fitimtar në meçin e parë unifikues të titujve, duke u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga Lennox Lewis në 1999.
Humbja nga Usyk ishte humbja e parë në karrierën profesionale të Furyt, i cili tashmë do të tentojë hakmarrjen e madhe.
Oleksandr Usyk është favoriti i basteve, por Tyson Fury do të jetë i vendosur të barazojë rezultatin pas humbjes së përballjes së parë.
Pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha të basteve, e favorizojnë për fitore boksierin ukrainas, i cili në rast të fitores eventuale, do të dëshmonte superioritetin e tij.
/GazetaBlic Sport/