Sporti

Ekskluzive: Thomas Brdaric, kandidat i mundshëm për pozitën e trajnerit tek Drenica

12/09/2025 10:36
nga:Mergim Rreci

Thomas Brdaric është një kandidat i mundshëm për të marrë pozitën e trajnerit tek Drenica.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se palët janë në bisedime të avancuara dhe një marrëveshje mund të finalizohet shpejtë.

Brdaric është një trajner i mirënjohur, i cili ka një CV të pasur dhe do të ishte një ‘goditje’ e madhe nga kuqezinjtë.

Ai do të ishte pasues i Bylbyl Sokolit, kurse i duhet punë e madhe tek skuadra nga Skenderaj, e cila nuk po kalon në një moment të mirë.

/GazetaBlic Sport/