Sporti

Pedro Rodriguez nuk rinovon, largohet nga Chelsea në mes shumë dilemash për të ardhmen e tij

03/26/2020 12:22
nga:Mergim Rreci

Pedro Rodriguez do të largohet nga Chelsea verën e ardhshme. Sulmuesi spanjoll ka konfirmuar në një intervistë për Cadena Ser dëshirën për të mos rinovuar kontratën që i skadon me Blutë e Londrës në 30 qershor.

Pedro do ta vazhdojë karrierën te një tjetër skuadër. Ai kërkohet në kampionatin turk nga Fenerbahce ndërsa edhe në Spanjë ka shumë klube të interesuara për shërbimet e 32-vjeçarit, përcejll GazetaBlic.

 

Pedro Rodriguez është pjesë e Chelsea-t që nga viti 2015-të teksa në këto 5 sezone numëron 201 ndeshje të luajtura dhe 43 gola të realizuar.