Sporti

Eden Hazard dhe Marco Asensio e bëjnë të lumtur trajnerin Zinedine Zidane

03/29/2020 16:21
nga:Mergim Rreci

Bota e futbollit do të shohë një treg të ndryshëm transferimesh kur të rihapet në këtë verë dhe shpenzimet do të zvogëlohen, por Real Madrid po i fërkon duart së bashku duke e ditur që nga lëndimet do të rikthehen dy futobllistë shumë me vlerë.

Me Eden Hazard dhe Marco Asensio, Los Blancos ka dy lojtarë që do të kthehen nga lëndimet dhe të shijohen si nënshkrime të reja pa para të harxhuara.

Real Madridi është pozitiv që dyshja mund të bëj një ndryshim të madh kur ata janë përsëri në fushë, dhe ata do të kthehen me qëllimin e vetëm për ta ndihmuar klubin madirilien, shkruan GazetaBlic.

Me Spanjollin dhe Belgun, Real Madrid do të jetë i bindur të shtojë 25 gola në sezon. Hazard është akoma në fazat e hershme të shërimit të tij pasi është përballur me operacionin në Dallas më herët në mars, dhe Real Madrid po qëndron në krye të rimëkëmbjes së tij dhe duke e mbajtur atë në track.

Asensio në anën tjetër ishte rikuperuar pa u pezulluar sezoni për shkak të koronavirusit dhe pritet të jetë poashtu një ndihmë e madhe pas rifillimit të garave në La Liga.