Sporti

Arbër Hoxha shkëlqen me dy asistime, Dinamo Zagreb fiton Kupën e Kroacisë

05/22/2024 20:31
nga:Mergim Rreci

Pas 0:0 në Maksimir, Dinamo Zagreb e mposhti 3:1 Rijekën në ndeshjen e kthimit të finales së SuperSport Cup në Rujevicë dhe siguroi trofeun e 17-të në këtë garë.

Skuadra e Sergej Jakiroviqit ka festuar me golat e mrekullueshëm të Petr Suçiqit në minutën e 28-të, Martin Baturinës në minutën e 42-të dhe Marko Bulatit në minutën e 80-të, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha shkëlqeu në këtë takim, duke bërë dy asistime tek dy golat e parë të realizuar.

Golin e nderit për Rijekën e shënoi Toni Fruk në minutën e 91-të nga gjuajtja e lirë.

/GazetaBlic Sport/