Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, kritikon opozitën ku thotë se po mos ta dënonin sulmin në Ibër Lepenc ambasada amerikane dhe disa ambasada tjera, partitë do të heshtnin ose do ta kritikonin qeverinë.
Bajqinovci në një postim në rrjetin social facebook, ironizon me opozitën ku e quan opozitë pa kurriz dhe qëndrime.
Postimi i plotë:
Mos t’a dënojshin sulmin ambasada amerikane dhe disa ambasada tjera, partitë ose do të heshtnin ose do ta kritikonin qeverinë. Opozitë pa kurriz. Pa qëndrime. Opozitë me satelita.