Euro2024

David Villa: “Yamal? Është e pabesueshme ajo që bën në moshën e tij”

07/03/2024 12:13
nga:Lorik J

I intervistuar nga “Marca”, David Villa, ish-sulmuesi i kombëtares spanjolle, vlerëson yllin e skuadrës iberike në Kampionatin Evropian, Lamine Yamal.

Ai thotë se 16 vjeçari ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij, duke marrë parasysh moshën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Yamal? Në Euro 2008 mendoj se më i riu ishte Fabregas në moshën 21-vjeçare. Është e pabesueshme për Lamine nëse analizojmë moshën e tij, unë e kam debutuar në kombëtare në moshë shumë të re dhe e kam bërë atë në moshën 23-vjeçare. Është e pabesueshme ajo që bën dhe natyraliteti me të cilin e bën në fushë dhe jashtë saj tregojnë se sa shumë kualitet ka ai”, tha Villa.

Kujtojmë se Spanja do të luajë me Gjermaninë në çerekfinale të Kampionatit Evropian të premten.

/GazetaBlic Sport