Sporti

David Villa për Ibrahimovic: Ai është duke bërë gjëra të mahnitshme, ai është moshatar i imi dhe ai ende po luan

04/06/2021 20:28
nga:Lorik J

Ish sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka lavdëruar formën e lartë të Zlatan Ibrahimovic.

Ish sulmuesi spanjoll ka thënë se forma e sulmuesit të Milanit është për t’u marrë lakmi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai është duke bërë gjëra të jashtëzakonshme, ai është spektakular dhe është në të njëjtën moshë me mua”, tha Villa për Sky Sport.

David Villa u penzionua nga futbolli vitin e kaluar, ndërkohë Ibrahimovic po shkëlqen tek Milani këtë stinor, ku ka shënuar 15 gola për ‘Rossonerët’ dhe i ka ndihmuar ata të pozicionohen në vendin e dytë në Serie A.

/GazetaBlic Sport