Real Sociedad triumfon me rezultatin minimal 1-0 në finalen baske të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos dhe rikthehet të fitojë një trofe pas 37 vitesh mungesë.
Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej për vitin 2019-2020, por që u shtye si shkak i pandemisë, përcjell GazetaBlic.
Sfida në “Estadio de la Cartuja” ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet baske, por në fund ishte Real Sociedad që u largua nga Andaluzia me trofeun e Kupës, falë një goli të shënuar nga Mikel Oyarzabal në minutën e 63-të, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.
Pjesë e këtij suksesi me skuadrën baske ishte edhe David Silva.
Ai u transferua tek kjo skuadër nga Manchester City dhe në vitin e tij të parë la shumë mbresa, ashtu siç la edhe tek skuadra angleze.
Ai u bashkua me Man City dhe fitoi FA Cup në sezonin e tij të parë, trofeun e parë të madh të klubit në 35 vjet.

Kurse fakti interesant qëndron se aiu bashkua me Real Sociedad dhe fitoi Copa del Rey në sezonin e tij të parë, trofeun e parë të madh të klubit në 34 vjet.
David Silva helped Real Sociedad win their first trophy in 35 years..
That’s our Magician.. ? pic.twitter.com/vxmjPKtKDS
— City Chief (@City_Chief) April 3, 2021
/GazetaBlic/


