Lajme

David Philips i del në krahë Albin Kurtit: Pa marrë parasysh presionin e ShBA-së, Kosova është e pavarur, keni të drejtë për vetëvendosje

02/21/2024 16:32
nga:G C

David Philips, i cili drejton Institutin për Paqen në Universitetin e Columbias i ka dalë krahë deklaratës së fundit të kryeministrit Kurti ku theksoi se, nuk pajtohet për çdo gjë me Amerikën.

Philips i tha Gazetës Blic se, Kosova është e pavarur dhe pa marrë parasysh presionin që i vjen nga ShBA-të, qytetarët kanë të drejtën e tyre për vetëvendosje.

“Kosova është një vend sovran dhe i pavarur, qytetarët e së cilës mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje, pa marrë parasysh presionin e SHBA-së”, tha Philips.

Tutje, Philips shton se Kosova duhet të veprojë në interesin e saj kombëtar edhe nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e miratojnë një vendim të caktuar të Qeverisë.

“Është një shenjë pjekurie politike për Kosovën që të qëndrojë në këmbët e veta dhe të veprojë në interesin e saj kombëtar edhe nëse SHBA-ja nuk e miraton”, tha Philips për GazetaBlic.

Kujtojmë se, para pak dite kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, por se kjo nuk do të thotë që dy vendet “pajtohen absolutisht për gjithçka”.

Kurti tha se Qeveria e tij duhet ta respektojë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb, sepse me Kushtetutë dhe ligj e ka për detyrë.

“S’pajtohemi me SHBA-të për çdo gjë” – Nga AKR-ja i reagojnë kryeministrit Kurti

Kajtazi: Janë cenuar marrëdhëniet me ShBA-në, s’ka rëndësi çka thotë Kurti – Kosova do ta paguajë faturën

Ish-deputeti i LDK-së: Kurti të këndellet, Washingtoni zyrtar erdhi me deklarimin më të ashpër për Kosovën