Sporti

David Luizi i hapur për rikthim te Benfica

01/11/2019 13:25
nga:Ideal

Mbrojtësi i Chelseat, Luiz, është duke u lidhur me një rikthim të bujshëm në Benfica.

Sipas mediumit britanik “The Mirror”, Luizi është gati të kthehet te gjigantët portugezë të Benficas, nëse nuk arrin të marrë një kontratë të re në Chelsea.

Braziliani është lojtar i lirë në verë dhe “Blutë” ende nuk i kanë ofruar 31-vjeçarit një zgjatje për të qëndruar në “Stamford Bridge”.

Raportet e medieve braziliane kanë pohuar se Luizi tani është në bisedime me Benficën, klubin me bazë në Lisbonë.

Luizi aty ka kaluar katër vite para se të transferohej te Chelsea për herë të parë në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh në vitin 2011.

Palmeiras janë të interesuar të marrin Luizin përsëri në Brazil, me ish-trajnerin e Chelseat, Luiz Felipe Scolari, që po i kërkon klubit të bëjë një marrëveshje. Mbrojtësi brazilian ka luajtur për disa vite edhe te skuadra franceze, Paris Saint-Germain (PSG).